string(130) "brate-akuzuesja-e-tjereve-u-koordinojke-me-serbet-ka-marreveshje-me-i-ardhe-vota-prej-listes-serbe-parim-olluri-per-planin-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 21:34

“Brate – Akuzuesja e tjerëve u koordinojke me serbët – Ka marrëveshje me i ardhë vota prej Listes Serbe”, Parim Olluri për planin e VV-së

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 21:34

Gazetari Parim Olluri tha në Pressing në T7 se Vetëvendosja ka marrëveshje me Listën Serbe që kjo e fundit me ja dhanë “disa vota tinëz”.

“Është e ditur që Vetëvendosja sa herë bashkëpunon me Listën Serbe ndërmerr veprime diskredituese duke i akuzu tjerët për bashkëpunim me po të njëjtit”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mimoza Kusari i ka quajtur “brate e zemlak”, Simiqin e Radojiçin. Kur dolën përgjimet u pa që Mimoza Kusari, bash qajo akuzuesja e të tjerëve koka konë me Radojiçiqin bashkë për me i përjashtu veteranët prej ligjit për pagë minimale”, tha ai.

“Në projeksionin e këtij të madhit, ekziston një marrëveshje me Listën Serbe që disa vota tinëz me i jap…”, tha Olluri.

Por, sipas tij, Donika Gërvalla e ka “përgatitë opinionin publik kur ka deklaruar që ka gjasa që Lista Serbe na voton për me na diskreditu”, që kinse “ato vota nuk ja kemi lypë na, por e kanë bo me na diskreditu”, tha Olluri.