Brataj: Qytetarët e mjekët kanë ulur vigjilencën, ndaj ka shtim të të infektuarve me Covid - Gazeta Express
string(88) "brataj-qytetaret-e-mjeket-kane-ulur-vigjilencen-ndaj-ka-shtim-te-te-infektuarve-me-covid"

Brataj: Qytetarët e mjekët kanë ulur vigjilencën, ndaj ka shtim të të infektuarve me Covid

Gazeta Express

31/05/2020 17:39

Me lehtësimin e masave izoluese në Shqipëri është rritur dhe numri i rasteve me COVID-19.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pranon se kjo vjen për shkak të rritjes së kontakteve mes njerëzve.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ai nuk mohon dhe neglizhencën e vetë qytetarëve si dhe stafit mjekësor në respektimin e masave higjienizuese. Sipas tij kjo ka ndikuar në rritjen e shifrave.

Brataj: Politizimi i shëndetësisë mund të sjellë dhe katastrofën me aq sa po shohim deri më tani. Ne themi të lirohen masa por nuk po hap aktivitete ku ka grumbullim njerëzish. Këto grumbullime mund të sjellin katastrofa, kinema, teatro apo dhe ndeshje futbolli. Pati shumë pak të infektuar dhe të sëmurë, karantina ishte shumë e vështirë për të gjithë. E kemi akoma këtu virusin, nuk ka ikur.

Kjo ka sjellë një ulje të vigjilencës dhe tek personeli mjekësor dhe kjo ka sjellë dhe një shtim të rasteve. Duhet të bashkëjetojmë me virusin. Duhet të mësojmë të respektojmë rregullat e higjienës. Një pacient që futet në qendrën shëndetësore apo shkon tek mjeku i familjes, duhet të trajtohet si i sëmurë, duhet të përdoren të gjitha masat mbrojtëse.

Është ulur vigjilenca, shumë njerëz mendojnë se ishte thjeshtë një lojë. Nuk mund të bëhet imunizimi i popullatës i planifikuar apo i drejtuar. Imunizimi i popullatës nuk bëhet dot me një virus që vjen për herë të parë dhe nuk ka një vaksinë ende. Nuk mund të mbyllet jeta përgjithmonë është normale. 

Virusi është më i dobësuar, COVID-19 bën pjesë në një familje të koronavirusit si SARS dhe MERS të cilat u shfaqën në një agresivitet më të lartë se ky i fundit. Sa vjen dhe dobësohet virusi. Jemi në fund të sezonit ndaj e ka kaluar kulmin.