Brandy: Kujtimet që trondisin industrinë e R&B-së - Gazeta Express
string(47) "brandy-kujtimet-qe-trondisin-industrine-e-rb-se"

Arte

Gazeta Express

31/03/2026 18:40

Brandy: Kujtimet që trondisin industrinë e R&B-së

Arte

Gazeta Express

31/03/2026 18:40

Autobiografia e re e Brandy, Phases, hedh dritë mbi një jetë të mbushur me arritje të mëdha dhe sfida të dhimbshme.

Me mbi 30 vite karrierë dhe hite të pakontestueshme si The Boy Is Mine dhe What About Us?, Brandy, e njohur si “Vocal Bible” nga fansat, tregon në mënyrë të hapur momentet që e kanë formuar si artiste dhe si grua.

Nga fëmijëria në Mississippi dhe më pas në Kaliforni, ku filloi të këndonte në korale dhe grupe rinore, deri te ngritja e saj si yll adoleshent, libri përshkruan një vajzë të ndjeshme, shpesh e ekspozuar ndaj bullizmit dhe keqpërdorimit.

Në vitin 1999, në moshën 20-vjeçare, ndërsa përballonte varësinë nga pilulat dietike dhe një orar të ngarkuar xhirimesh dhe turnesh, ajo pësoi një krizë nervore.

Brandy rrëfen si e ndihmoi guximi i saj i hershëm: babai i saj, Willie Norwood, e frymëzoi të zhvillonte vokalin e saj unik. Përballë bullizmit, ajo gjeti mënyra krijuese për t’u mbrojtur, siç tregohen në episodet me Shanice-n ose përballë aktorëve të setit të sitcomit Thea.

Një pjesë e veçantë e kujtimeve lidhet me admirimin e saj të thellë për yjet muzikorë.

Nga takimi me Whitney Houston dhe përjetimi i dobësisë momentale, deri te takimi i paharrueshëm me Michael Jackson, ku ajo rrëzohet nga emocionet: “Më duket sikur truri më shkoi në shkurt-circuit nga voltazhi i emocioneve – pritshmëri, gëzim, mosbesim – të gjitha bashkë në një moment,” shkruan ajo.

Libri nuk i kursen episodet e dhimbshme të jetës personale. Në moshën 13 vjeçare, ajo përjetoi ngacmime seksuale nga një anëtar i grupit Immature, ndërsa më vonë detajon marrëdhënien e problematike me Wanya Morris të Boyz II Men, duke theksuar dallimin mes fëmijës dhe të rriturit: “Unë isha fëmijë. Ai ishte i rritur. Është koha që bota ta kuptojë këtë dallim.”

Brandy gjithashtu tregon prapaskenat e hitit të saj të madh The Boy Is Mine me Monica, duke sqaruar se nuk kishte ndonjë “konflikt të vërtetë”, dhe përfshin detaje mbi aksidentin e saj të vitit 2006, që gati e shkatërroi emocionalisht. Vajza e saj e re, Sy’Rai, ishte ajo që e nxori nga humnera e dëshpërimit.

Pas gjithë sfidave, kënga dhe vokali mbeten vendi i saj i sigurt. Nga provat intensive në studio për Never Say Never dhe Full Moon, deri te stili i saj i veçantë që fitoi vlerësimin “Vocal Bible”, Brandy tregon disiplinën, pasionin dhe përkushtimin e saj: “Sulmoja çdo notë sikur po ngjitesha në Malin Everest, duke kaluar limitet e rehatisë – dhe më tej.”

Phases është një rrëfim i guximshëm dhe i hapur, që kombinon adhurimin për muzikën, sfidat personale dhe fuqinë e vetëdijes për të treguar të vërtetën. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement