Braithwaite: Do të kem rol shumë të rëndësishëm në Barcelonë kur të kthehem nga lëndimi - Gazeta Express
string(86) "braithwaite-do-te-kem-rol-shume-te-rendesishem-ne-barcelone-kur-te-kthehem-nga-lendimi"

Braithwaite: Do të kem rol shumë të rëndësishëm në Barcelonë kur të kthehem nga lëndimi

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 12:23

Martin Braithwaite pretendon se roli i tij në ekipin e Barcelonës do të jetë shumë i rëndësishëm, sapo ta shërojë lëndimin dhe të rikthehet në fushë.

Sulmuesi danez është duke e rimarrë veten dalëngadalë nga një lëndim në gju, të cilin e pësoi në shtator dhe u detyrua të operohej, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai shpreson se nën urdhrat e trajnerit të ri Xavi Hernandez, roli i tij në skuadër do të jetë i rëndësishëm.

“Tani në pyetje është vetëm rikthimi, por unë do ta kem një rol të rëndësishëm kur të kthehem”, tha Braithwaite për TV3.

“Kam folur me Xavin. Ai e ka të qartë se çfarë dëshiron nga unë dhe çfarë dëshiron të ndryshojë. Ai e di se si dëshiron të luajë dhe kjo e bën çdo gjë shumë të qartë”, shtoi ai.

Ai i zhvilloi vetëm tri ndeshje këtë sezon, para se të lëndohej në mes të shtatorit, duke i shënuar dy gola dhe duke e dhënë një asist. /Gazeta Express/