Lahi Brahimaj, deputeti i AAK-së thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është kyç për të përcaktuar rrugën politike në Kosovë.
“Varet nga vendimi i Kushtetutës, do të respektohet në plotni vendimi nga AAK cilido që është ai”, u shpreh ai.
Brahimaj kritikon mungesën e angazhimit nga LVV në Kuvend dhe paralajmëron se nëse nuk arrihet kompromis, zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë.
“LVV tentoi kinse po bënë diçka por në asnjë seancë nuk kanë qenë komplet deputetet e LVV kanë munguar që nuk kanë qenë të interesuar ta bëjnë Kuvendin. Nëse Kurti nuk është i gatshëm të bëjë ndonjë kompromis më mirë të shkojmë të zgjedhje se sa me e mbajt vendin peng”, tha Brahimaj për Front Online.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...