Brahimaj ironizon me takimin Kurti-Limaj: Për rezultatet mund ta pyesim Burdushin, ndoshta ai ia qëllon - Gazeta Express
string(101) "brahimaj-ironizon-me-takimin-kurti-limaj-per-rezultatet-mund-ta-pyesim-burdushin-ndoshta-ai-ia-qellon"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:00

Brahimaj ironizon me takimin Kurti-Limaj: Për rezultatet mund ta pyesim Burdushin, ndoshta ai ia qëllon

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:00

Lidhur me takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt, deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj,  është shprehur skeptik për ndonjë zgjidhje të afërt, duke ironizuar situatën me Burdushin.

“Se a do të ketë ndikim ky takim, mundemi me e pyet Burdushin. Ndoshta ai ia qëllon, sepse në këto rrethana është shumë vështirë të parashikohet diçka’’, tha ai

Sipas tij, Vetëvendosje po tenton të hedhë fajin mbi opozitën për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në çdo seancë të mbajtur deri më tani, Brahimaj thotë se janë deputetët e Listës Serbe dhe të Nismës ata që e kanë lëshuar sallën, pas VV-së, duke implikuar kështu se ata kanë marrëveshje dhe se u duhet votimi i fshehtë për të vazhduar

‘’Si duket VV-ja veç i ka votat e garantuara të Listës Serbe, ata po thonë që opozita po e bllokon procesin por çdo seancë kur po e lëshon sallën , po e lëshon Lista Serbe sallën edhe Nisma, këtyre vetëm ju duhet votimi i fshehtë sepse marrëveshjen e kanë ‘’, deklaroi ai për Front Online.