Brahim Shatrolli emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan pas dorëheqjes së Argjend Gashit - Gazeta Express
string(98) "brahim-shatrolli-emerohet-komandant-i-stacionit-policor-ne-lipjan-pas-doreheqjes-se-argjend-gashit"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 13:47

Brahim Shatrolli emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan pas dorëheqjes së Argjend Gashit

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 13:47

Brahim Shatrolli është emëruar komandant i stacionit policor në Lipjan, i tha Gazetës Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Emërimi i Shatrollit erdhi pasi Argjend Gashi, i cili mbante këtë pozitë, dha dorëheqje për shkak të rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu, i cili vdiq me pranga në duar mesnatën e 7 korrikut.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emruar Kapiten Brahim Shatrolli”, tha Kelani.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se e ka miratuar një kërkesë të komandantit të Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita.