Bradikardia - Gazeta Express

Bradikardia

Shneta

Gazeta Express

20/08/2021 13:14

Rrahjet e ngadalta të zemrës – më pak se 60 rrahje në minutë, mund të jenë si pasojë e një infeksioni, hypotiroidizmit, çrregullimeve elektrolitike, probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit (apnea e gjumit), sëmundje inflamatore si lupusi ose probleme të lindura të zemrës.

Bradikardia mund të jetë një problem serioz nëse zemra nuk pompon mjaftueshëm gjak të pasur me oksigjen në trup. Një rrahje zemre më e ngadaltë se 60 rrahje në minutë është normale për disa njerëz, veçanërisht të rinjtë e shëndetshëm dhe atletë të trajnuar. Për ta, bradikardia nuk konsiderohet si problem shëndetësor, por për të tjerët mund të jetë një gjendje e rrezikshme ose të shkaktojë simptoma të pakëndshme.

Lexo Edhe:

Simptomat e numrit të zvogëluar të rrahjeve të zemrës janë:

• Lodhje dhe dobësi;

• Marramendje;

• Humbje ndjenjash;

• Mungesë ajri;

• Gulçim

• Dhimbje në gjoks.

Pasojat e bradikardisë ndryshojnë në varësi të numrit të rrahjeve të zemrës. Shpesh pasojat e bradikardisë së patrajtuar janë: humbja e shpeshtë e vetëdijes, pamundësia e zemrës për të pompuar mjaftueshëm gjak, si dhe vdekja e shkaktuar nga dështimi i papritur i zemrës. Ky problem mund të diagnostikohet nëpërmjet Elektrokardiogramës (EKG) dhe nëpërmjet monitorimit të zgjatur për rreth 24 orë (Holter).

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web