Aktori i famshëm i Hollywod-t, Brad Pitt, i ka habitur fansat me pamjen e tij të re
61-vjeçari është shfaqur me flokë shumë të shkurtra, një stil që e rikthen në kohën e vitit 2004.
Në premierën e filmit të tij të ri F1, mbajtur më 16 qershor në Nju Jork, Pitt tregoi për “People” se pamja është pjesë e një roli të ri.
“Sapo mbarova një punë… ishte për një personazh që e bëmë”, tha ylli i kinematografisë.
Ndërkohë në tapetin e kuq, Pitt shkëlqeu me një kostum blu, këmishë të bardhë dhe një pallto sateni. Pamje që i ka bërë jehonë edhe kopertinës së fundit të GQ, ku u shfaq me të njëjtin stil.
Aktori u shoqërua në premierë nga partnerja e tij 32-vjeçare, Ines de Ramon, e cila mori vëmendje me një bluzë transparente dhe fund të gjatë me pula, të kompletuar me çantë ‘Chanel’.
Në film, Pitt luan Sonny Hayes, një pilot legjendar i Formula 1 që pas një aksidenti, largohet nga sporti. Tridhjetë vjet më vonë, një mik i vjetër (luajtur nga Javier Bardem) e bind ta rikthejë lavdinë por rruga drejt shpengimit është më e vështirë se kurrë, dhe gara më e madhe është ajo kundër vetë shokut të skuadrës.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...