Brad Pitt fotografohet me të dashurën e re, komplet si Angelina Jolie - Gazeta Express
string(68) "brad-pitt-fotografohet-me-te-dashuren-e-re-komplet-si-angelina-jolie"

Brad Pitt fotografohet me të dashurën e re, komplet si Angelina Jolie

Gazeta Express

27/08/2020 17:36

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ndarë që prej vitet 2016, por duket se ende nuk po finalizojnë dot divorcin. Së fundmi, arsyeja ishte se Angelina donte një gjykatës tjetër me pretendimin se ai që ishte caktuar kishte lidhje me avokatin e Pitt.

Burime thonë se aktorja ka ndjenja urrejtjeje dhe dashurie për Brad, prandaj nuk dëshiron t’ia japë divorcin. Mirëpo, gjatë kësaj kohe Brad nuk ka qëndruar single, përkundrazi e ka shfrytëzuar kohën për t’u njohur me gra të tjera.

Lexo Edhe:

Së fundmi, aktori i famshëm po përflitet për një lidhje të re me një modele gjermane, të quajtur Nicole Poturalski.

Ai është fotografuar me modelen 27-vjeçare e cila ngjan shume me Angelinen, duke hipur në një avion privat. Sipas OK! Magazine, çifti është parë duke u puthur e përkëdhelur si adoleshentë të dashuruar para se të hipnin në avion.