Braçe sulmon hapur Ramën: Sot u votua një ligj klientelist vetëm për një kompani. Personalizimi i politikës fiskale, e rëndë! - Gazeta Express
string(121) "brace-sulmon-hapur-ramen-sot-u-votua-nje-ligj-klientelist-vetem-per-nje-kompani-personalizimi-i-politikes-fiskale-e-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2021 20:37

Braçe sulmon hapur Ramën: Sot u votua një ligj klientelist vetëm për një kompani. Personalizimi i politikës fiskale, e rëndë!

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2021 20:37

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi propozimin e tij për buxhetin. Amendamenti i propozuar nga Braçe kishte të bënte me bujqit dhe për këtë votuan pro vetëm 8 deputetë.

Ish-zv. Kryeministri e quan këtë një hap përpara, ndërsa thekson se udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejte.

Lexo Edhe:

Braçe shkruan se nuk dihet keq që mori 8 vota, por sepse nuk votohen propozimet e majta dhe ato qe jane ne favor te shumices.

“Unë nuk ndjehem keq për 8 votat; unë ndjehem keq kur propozime të majta nuk votohen; unë ndjehem keq kur propozime në favor të shumicës nuk votohen; Mbi te gjitha, unë ndjehem keq kur një ligj klientelist, tërësisht personal e vetëm për një kompani, si dem për njërën e si favor për tjetrën, votohet me shumice, sic sot”, shkruan Braçe.

REAGIMI I ERION BRAÇES

#VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

▪️Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

▪️Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

▪️E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

▪️E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh!

Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!