BQK: Afro 900 milionë euro kapitali i bankave komerciale në Kosovë - Gazeta Express
string(65) "bqk-afro-900-milione-euro-kapitali-i-bankave-komerciale-ne-kosove"

BQK: Afro 900 milionë euro kapitali i bankave komerciale në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/06/2024 7:28

890.34 milionë euro është kapitali i bankave komerciale në Kosovë, sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për muajin maj të 2024-tës.

Ndërsa, provizionet për kredi sipas BQK-së, u rritën për 0.91 milion euro apo 0.61% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.66 milionë euro.

Lexo Edhe:

Po ashtu, BQK-ja ka bërë të ditur se vlera e aseteve të bankave komerciale për maj të 2024-tës ishte 7.40 miliardë euro, duke shënuar po ashtu rritje për 0.25 për qind krahasuar me muajin paraprak.

“Asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%”- thuhet në raport.

Vlera e depozitave të reja në muajin maj 2024, sipas BQK-së ishte 56.24 milionë euro, ndërsa norma mesatare e interesit në depozita në muajin maj 2024 ishte 2.48%.

Më tej, raportin e BQK-së bëhet e ditur se, depozitat e klientëve në maj të 2024-tës kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave”- thuhet në raport.

Ndërkaq raporti kredi-depozita në muajin maj 2024 ishte në nivelin 86.08%.