Jeta e natës në kryeqytet ka hyrë në një epokë të re me hapjen e “Boujee Lounge Club”, një prej ambienteve më unike dhe luksoze që ka parë ndonjëherë Prishtina. I hapur javën e kaluar, “Boujee” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për stilin modern, ambientin ultra komod dhe energjinë që sjell çdo natë.
“Boujee” nuk është thjesht një vend për t’u argëtuar, por një përvojë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në rajon. Me një dizajn të sofistikuar, ndriçim ambienti të kuruar me detaje dhe një shërbim të nivelit të lartë, klubi është bërë destinacioni i preferuar i adhuruesve të jetës së natës që kërkojnë më shumë se vetëm muzikë.
Nga e mërkura deri të dielën, skena e “Boujee Lounge Club” ndizet me performanca nga DJ-të më të kërkuar vendor, të cilët sjellin ritme të ndryshme nga Hip-Hop, afrobeat e deri tek tech house dhe R&B moderne. E veçanta e këtij klubi është fakti që çdo javë mysafirë janë edhe DJ ndërkombëtarë, të cilët për herë të parë vijnë në Kosovë ekskluzivisht për të performuar në Boujee – një dëshmi e fuqisë dhe ambicies që ky klub ka për të qenë qendra kryesore e jetës së natës në vend.
Kjo javë pritet të jetë edhe më e zjarrtë, pasi menaxhmenti i klubit ka paralajmëruar një super line-up, që përfshin emra të njohur nga Evropa dhe skena vendore, të cilët do të krijojnë një atmosferë elektrizuese që nuk duhet humbur.
“Ne po e sjellim një standard të ri në Prishtinë. Nuk është vetëm muzika, është përvoja, ambienti, energjia – çdo detaj është menduar për t’u bërë pjesë e një nate të paharrueshme,” thonë organizatorët e “Boujee Lounge Club”.
Për të gjithë ata që kërkojnë diçka ndryshe, më të rafinuar dhe më të guximshme, “Boujee Lounge Club” tashmë është vendi ku ndodh gjithçka.
Adresa dhe rezervimet mund të gjenden përmes rrjeteve sociale të klubit, ku tashmë po shpërndahen pamje ekskluzive nga netët e para të hapjes që kanë mbushur rrjetin me komente pozitive dhe entuziazëm të madh.