Bottas triumfon në Austri, Hamilton gabon dhe mbetet jashtë podiumit, Vettel për turp! - Gazeta Express
string(83) "bottas-triumfon-ne-austri-hamilton-gabon-dhe-mbetet-jashte-podiumit-vettel-per-turp"

Gazeta Express

05/07/2020 18:15

Bottas triumfon në Austri, Hamilton gabon dhe mbetet jashtë podiumit, Vettel për turp!

Gazeta Express

05/07/2020 18:15

Valteri Bottas dominon Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1, gara e parë sezonale për Botërorin e vitit 2020. Piloti i Mercedes u nis nga pole position dhe arriti të marrë fitoren. Shoku i tij i skuadrës, Hamilton, duhet ta niste nga vendi i dytë, por pas një dënimi, e nisi nga pozicioni i 5-ti.

Megjithatë, Hamilton arriti të ngjisë tre pozicione dhe për pjesën më të madhe të garës, qëndroi i dyti. Ndërsa Ferrari, rivalizoi vetëm me Leclerc, me talentin që arriti nga vendi i shtatë në vendin e tretë. Në xhirot e fundit, Hamilton u përplas me makinën Red Bull të Albon dhe u dënua me 5 sekonda, çka bëri që Leclerc të marrë vendin e dytë, ndërsa Norris i McLaren, mori podiumin e parë në karrierë në vendin e tretë.

Lexo Edhe:

Hamilton e mbylli i katërti pas dënimit me 5 sekonda, ndërsa poshtë tij vijnë Sainz, Perez, Gasly, Ocon, Giovinazzi dhe Vettel, me pilotin e Ferrarit që e mbylli i 10-ti duke marrë vetëm 1 pikë.