Botohet trilogjia “Hëna prej letre” e Mehmet Krajës - Gazeta Express
string(49) "botohet-trilogjia-hena-prej-letre-e-mehmet-krajes"

Arte

Gazeta Express

15/05/2021 1:03

Botohet trilogjia “Hëna prej letre” e Mehmet Krajës

Arte

Gazeta Express

15/05/2021 1:03

Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, trilogjia e dramave e Mehmet Krajës, me titull “Hëna prej letre”.

Këtë vepër me drama mund ta gjeni në Prishtinë në librarinë “Dukagjini” dhe “Artini”.

Lexo Edhe:

Kjo trilogji e dramave ka nisur së shkruari në vitin 1982 dhe ka përfunduar më 2020.

Trilogjia përbëhet nga dy drama të pabotuara më parë (“Marsi, Zoti i luftës” dhe “Aroma e hënës”) dhe nga drama e rishkruar (“Hëna prej letre”), në mënyrë që të marrë formë në këtë tërësi të ritematizuar. Dramat e trilogjisë janë tri rrëfime skenike për tri kohë.