Botohet libri për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve - Gazeta Express
string(48) "botohet-libri-per-levizjen-e-pajtimit-te-gjaqeve"

Botohet libri për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve

Gazeta Express

01/02/2020 20:48

Monografia është publikuar për 30 vjetorin e aksionit për faljen e gjaqeve në Kosovë. Sot në fshatin Raushiq u mbyllë edhe një plagë, nga plaga e madhe e popullit shqiptar- vëllavrasja.

Në 30 vjetorin e aksionit për faljen e gjaqeve në Kosovë, është publikuar edhe një libër.

Lexo Edhe:

Ngjarjet dhe fjalitë që janë përdorur në pajtimin e gjaqeve, janë të shkruar nga autori Lulëzim Etemaj në monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991).

Fjalët e thëna gjatë pajtimit të gjaqeve tashmë janë vendosur edhe në letër.

Në tridhjetë vjetorin e ndërhyrjes së parë për pajtimin e gjaqeve, Lulëzim Etemaj ka vendosur të publikojë monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991).

Etemaj ka treguar se çka përmban ky libër.

E gjithë kjo lëvizje nuk mund të funksiononte pa organizim. E në libër përmendet funksionimi i mbledhjeve, ku profesor Anton Çetta përcaktonte rendin.

Etemaj i cili ishte prezent qysh nga fillimi i kësaj lëvizjeje, kujton momentin më kulminant të pajtimit të gjaqeve.

Familjet e hasmëruara me njëra-tjetrën dhe momenti i faljes ishin ato që motivonin nismëtarët për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

Atmosfera që ishte krijuar ndikonte që të mos mungonin as faljet spontane.

Më 2 shkurt 1990 filloi aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.