Botohet “Fjalor i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë” - Gazeta Express
string(60) "botohet-fjalor-i-terminologjise-juridiko-penale-per-gazetare"

Botohet “Fjalor i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë”

Arte

Gazeta Express

03/08/2021 15:21

Ahmet Maloku dhe Elda Maloku kanë botuar një libër i cili ua lehtëson punën e gazetarëve të fushës së drejtësisë.

“Fjalori i terminologjisë juridiko-penale për gazetarë në një masë të konsiderueshme ka si pikësynim plotësimin e boshllëkut, që fatkeqësisht është i pranishëm në këtë lëmi, po ashtu ka edhe një mision praktik e të drejtpërdrejtë, t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, gazetarëve të rinj, gjithashtu edhe atyre me përvojë në punën e tyre të përditshme gjatë ballafaqimit me terminologjinë penale dhe kriminalistike. Këtij pikësynimi i përshtatet zgjedhja e fjalëve dhe e kuptimeve, sikurse edhe mënyra e shpjegimeve”, thuhet në parathënien e librit.

Lexo Edhe:

Ky fjalor do t’u shërbejë gazetarëve por edhe palëve të tjera për të kuptuar më mirë terminologjinë juridiko penale, shkruan RTK.

“Gjatë përpilimit të këtij fjalori është bërë një përpjekje që në përzgjedhjen e shprehjeve të kësaj lëmie të përfshihet ajo terminologji e cila më së tepërmi përdoret nga organet e ndjekjes gjatë punës së tyre të përditshme, me të cilën më së shumti ballafaqohen gazetarët gjatë kryerjes së detyrës. Termat në fjalor janë dhënë në bazë të renditjes alfabetike, me qëllim që të lehtësohet përdorimi i tij nga lexuesit. Fjalori kryesisht përfshin terma nga fusha penale dhe kriminalistike që përdoren në polici, prokurori dhe në gjykatë, për të cilët është dhënë edhe sqarimi, domethënia apo edhe shpjegimi, në mënyrë që kjo terminologji të jetë sa më e kapshme për gazetarët gjatë punës së tyre”.

Autorët kanë thënë se gjatë punës së tyre për ta hartuar këtë fjalorë janë munduar të mos e ngarkojmë për së tepërmi.