Del së afërmi në librari “Perdja: një ese në shtatë pjesë”, nga Milan Kundera (me përkthim nga Arlind Novi).
Në esenë “Perdja”, Kundera i rikthehet temës më të dashur, romanit, dhe rëndësisë qendrore të tij në kulturën perëndimore. Perdja është mbulesa e paragjykimeve dhe klisheve tona, dhe detyra e shkrimtarit është ta çjerrë atë, për të na zbuluar botën e vërtetë që fshihet pas.
E shkruar në periudhën e vonë të krijimtarisë, “Perdja” i rikthehet për herë të tretë (pas “Arti i romanit” dhe “Testamentet e tradhtuara”) dhe të fundit çështjeve jetike për autorin: romani, shkrimatri, roli i letërsisë. Kundera hedh vështrimin pas mbi një krijimtari të gjerë që shkon drejt përmbylljes, duke ofruar një testament përfundimtar të veprës së tij, dhe të botëvështrimit të tij për letërsinë.
Milan Kundera lindi në Republikën Çeke, dhe prej vitit 1975 jetoi në Francë. Vdiq në vitin 2023.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...