Botime të Reja / “Pika pa Sipërfaqe” - Gazeta Express
string(35) "botime-te-reja-pika-pa-siperfaqe-17"

Arte

Gazeta Express

08/10/2025 14:51

Botime të Reja / “Pika pa Sipërfaqe”

Arte

Gazeta Express

08/10/2025 14:51

Del së afërmi në librari “Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë (1920-1939)”, nga historiania frënge Nathalie Clayer (me përkthim nga Artan Puto). Libri botohet në bashkëpunim me botimet “Përpjekja”.

Ky libër vë në qendër të vëmendjes shtetin-komb, e sheh atë si një hapësirë kuptimore, qarkullimesh, pengesash dhe mundësish, që ndërtohet e rindërtohet me kalimin e kohës, në ndërveprim me hapësira të tjera sociale dhe sipas temporalitetesh të ndryshme. Është më së pari një histori e krijimit të shtetit shqiptar në periudhën midis dy luftrave dhe e transformimit të hapësirave sociale të tij. Clayer gërsheton një sërë narrativash, për të paraqitur një tablo multifokale të epokës së marrë në shqyrtim. Fokusi i saj lëviz gjatë gjithë kohës në mënyrë që të kapë më mirë kompleksitetin e dinamikave, me, përtej dhe nën shtetin-komb.

Nathalie Clayer është eksperte e historisë osmane dhe post-osmane të Ballkanit dhe Turqisë. Ajo është drejtore e kërkimeve në CNRS (CETOBaC) dhe drejtore e studimeve në EHESS, Paris. Ajo është marrë në mënyrë të veçantë me hapësirën shqiptare, me çështjet fetare dhe indentitare, me çështjet e hapësirave dhe trajtesat biografike. Midis të tjerave, Nathalie Clayer ka botuar “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”(2009 dhe 2012), ka bashkëdrejtuar punimet kolektive Tassos Anastassiadis, Nathalie Clayer (red.), “Society, Politics and State Formation in Southeastern Europe during the 19th Century” (2011); Hannes Grandits, Nathalie Clayer, Robert Pichler (red.), “Conflicting loyalties in the Balkans. The Great Powers, the Ottoman Empire, and Nation-Building” (2011). Shumë prej punimeve të saj janë përkthyer dhe botuar në revistën “Përpjekja”.