Botime të reja / Bardbooks - Gazeta Express
string(24) "botime-te-reja-bardbooks"

Arte

Gazeta Express

14/02/2024 16:31

Botime të reja / Bardbooks

Arte

Gazeta Express

14/02/2024 16:31

Libri më i ri i sjell nga Shtëpia Botuese ‘BardBooks’ është ‘Zhurma e Gjetheve’ nga autori Spyros Ntzouropanos përkthyer nga greqishtja nga Maklena Nika.

Libri ‘Zhurma e gjtheve’ e poetit Spyros Ntzouropanos është një përmbledhje poezish të formës haiku, nëpërmjet të cilave ai reflekton mbi stinët dhe sfidat e jetës. Me këtë libër, poeti dëshmon mprehtësinë e mendimit dhe artin e koncentrimit.

Lexo Edhe:

Spyros Ntzouropanos është inxhinier topograf (Msc) në Departamentin e Topografisë Inxhini-erike dhe Gjeoinformatikës në Universitetin e Atikës Perëndimore dhe kandidat për doktoraturë. Ka Diplomë-Certifikatë Aftësie të Fakultetit të Edukimit Pedagogjik dhe Teknologjik. Interesat e tij kërkimore fokusohen në gjeodezitopografi, në antropogjeografi dhe në gjeografinë e udhëtimit. Punimi i tij doktoral ka temën: “Përmasa hapësinore e shënimeve të udhëtimit të Nikos Kazanxakis: përqasje antro pogjeografike”. Prej 25 vitesh jep mësim në Universitetin e Atikës Perëndimore dhe në ish Shkollën Profesionale të Athinës dhe Pireut. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore.

Bard Books, Prishtinë, 2023

Autor: Spyros Ntzouropanos

Titulli: Zhurma e gjetheve

Origjinali: Ο ήχος των φύλλων, 2022

Përkthyese: Maklena Nika

Zhanri: poezi (haiku)

Ballina: Gjethet e vjeshtës nga Georgia O’Keeffe

ISBN: 978-9951-777-78-0

Katalogimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës