Botërori 2026 ndryshon lojën: VAR më i fuqishëm se kurrë - Gazeta Express
string(55) "boterori-2026-ndryshon-lojen-var-me-i-fuqishem-se-kurre"

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 16:11

Botërori 2026 ndryshon lojën: VAR më i fuqishëm se kurrë

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 16:11

Botërori 2026 do të sjellë ndryshime të rëndësishme në përdorimin e VAR-it. Sipas BBC Sport, sistemi do të zgjerojë kompetencat duke përfshirë edhe vendimet për goditjet nga këndi dhe kartonin e dytë të verdhë, dy situata që shpesh kanë shkaktuar polemika.

Njëkohësisht do të aplikohen masa kundër humbjes së kohës, me numërim mbrapsht për goditjet nga porta, rivëniet anësore dhe zëvendësimet, me synimin për ta bërë lojën më të shpejtë dhe më dinamike.

Po ashtu pritet të testohet propozimi i Arsène Wenger për rregullin e ri të ofsajdit, ku kërkohet “dritë e qartë” mes sulmuesit dhe mbrojtësit të fundit.

Ndërkohë, pas incidentit mes Vinícius Júnior të Real Madrid dhe Gianluca Prestianni të Benfica, do të shqyrtohen edhe masa për të ndaluar lojtarët të mbulojnë gojën gjatë komunikimit në fushë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement