“Bota s’ka pasur kurrë portier më të mirë sesa Neueri” - Gazeta Express
string(51) "bota-ska-pasur-kurre-portier-me-te-mire-sesa-neueri"

“Bota s’ka pasur kurrë portier më të mirë sesa Neueri”

Gazeta Express

25/01/2020 12:27

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka përshkruar Manuel Neuerin si portierin më të mirë që bota e ka pasur ndonjëherë dhe shpreson që ai do të qëndrojë në klub përtej vitit 2021.

Manuel Neuer i ishte bashkuar Bayernit nga Schalke në vitin 2011 dhe që na atëherë i ka bërë 341 paraqitje për gjigantin e Bundesligës në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

33-vjeçari e ka ndihmuar skuadrën e tij t’i fitojë 18 trofe të mëdha gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Bayern Munichut, përfshirë këtu shtatë tituj të Bundesligës dhe një titull të Ligës së Kampionëve.

Portieri veteran e ka luajtur një rol kyç edhe në triumfin e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 dhe i ka bërë 92 paraqitje për ekipin kombëtar gjithsej.

Së fundi është sugjeruar se pozita e Neuerit në Bayern mund të rrezikohet nga i sapotransferuari Alexander Nubel – i cili iu bashkua kampionit në fuqi të Gjermanisë si transferim i lirë nga Schalke në fillim të janarit.

Neuerit i kanë mbetur vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale në Allianz Arena, mirëpo Rummenigge shpreson që ai të mos largohet nga klubi edhe për ca kohë tjetër.

“Ne e dimë se çfarë lojtari kemi. Ne as nuk kemi nevojë ta diskutojmë se sa i mirë është ai. Por, ju lutem kuptojeni që ne duhet të negociojmë me lojtarin dhe këshilltarët fillimisht”, ka thënë drejtori i Bayernit, në një intervistë të dhënë për TZ.

“Unë kam shumë respekt edhe për Sepp Maier e Oliver Kahn, ata ishin të mrekullueshëm dhe të klasit botëror. Por, ajo që Manuel e ka bërë është e një tjetër niveli. Ai e ngriti pozitën e portierit në një tjetër nivel. Manu është portieri më i mirë që e ka pasur ndonjëherë bota”. /Gazeta Express/