Bota e futbollit në zi, fillojnë homazhet për legjendën - Gazeta Express
string(54) "bota-e-futbollit-ne-zi-fillojne-homazhet-per-legjenden"

Gazeta Express

25/11/2020 18:58

Bota e futbollit në zi, fillojnë homazhet për legjendën

Gazeta Express

25/11/2020 18:58

Njëri prej emrave më të mëdhenj të futbollit humbi jetën sot derisa e tërë bota e këtij sporti është në zi pasi që u konfirmua nga menaxheri i tij që ylli i Argjentinës, Diego Maradona ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare të mërkurën

Bota e futbollit është në zi pasi që sot u konfirmua vdekja e Diego Maradonës në moshën 60 vjeçare.

Lexo Edhe:

Njëri prej emrave më të mëdhenj të futbollit në histori, Maradona uidhëhoqi Argjentinën në triumfin në Botërorin e vitit 1996 dhe fitoi dy tituj në Serie A dhe një kupë të UEFA-së me Napolin.

Ish sulmuesi po ashtu ka fituar Premier Division të Argjentinës me Boca Junior më 1981 para se të luajë edhe dy vite në Barcelonë ku arriti të fitojë vetëm Kupën e Mbretit.

Raportet fillestare thonë se ikona globale është hospitalizuar pas një sulmi në zemër, por ata në faktë vetëm kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Më poshtë keni disa nga yjet e futbollit të cilët kanë bërë homazhe në rrjetet sociale për hubjen e një gjeniu të futbollit. /GazetaExpress/