Boston Celtics barazon serinë ndaj Miamit, gjithçka do të vendoset në "G7" - Gazeta Express
string(71) "boston-celtics-barazon-serine-ndaj-miamit-gjithcka-do-te-vendoset-ne-g7"

Sport

Gazeta Express

28/05/2023 8:34

Boston Celtics barazon serinë ndaj Miamit, gjithçka do të vendoset në “G7”

Sport

Gazeta Express

28/05/2023 8:34

Boston Celtics ka shënuar një tjetër fitore të madhe ndaj Miami Heat në gjysmëfinale të “Play-Offit” në NBA.

Këtë të diel, Bostoni triumfoi në ndeshjen e gjashtë për të barazuar serinë në 3:3, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 103:104.

Jayson Tatum shkëlqeu me 31 pikë në fitoren e Boston Celtics, teksa u ndihmua nga Jaylen Brown me 26 sosh.

Por, duhet përmendur se Derrick White ishte heroi i tyre, pasi shënoi dy pikë e fitores në çastet e fundit të ndeshjes.

Te Miami më i dalluari ishte Jimmy Butler me 24 pikë.

Ndeshja e shtatë dhe vendimtare do të zhvillohet më 30 maj, në “TD Garden”.

Skuadra fituese do të takohet me Denver Nuggets në finalen e madhe të këtij edicioni në NBA. /Gazeta Express/