Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që synon edhe një mandat në krye të qytetit, ka mbajtur një tubim me gratë në Lipjan.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit ka thënë se “gratë e Lipjanit janë boshti i fitores së 12 tetorit”.
“Gratë e Lipjanit, boshti i fitores së 12 tetorit. Me përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin e tyre, mbështetja e grave është garancia që së bashku po ndërtojmë një Lipjan edhe më të zhvilluar. Gratë janë shtylla e familjes prandaj kontributi i tyre është themelor në çdo hap të përparimit tonë të përbashkët”.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe kontributin e fuqishëm që jepni çdo ditë! Me ju, fitorja është e sigurt. Me ju, 12 tetori do të jetë festa jonë e përbashkët”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Gazeta Express