Ndodh që cilësia UHD e pajisjeve të sotme të teknologjisë të nxjerr zbuluar.
Vllaznia e prezantoi sot Lorik Boshnjakun nga Prishtina, teksa mesfushori për dy sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e shkodranëve të Mirel Josës.
Nëse gjithçka deri këtu është në rregull, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fanellën e prezantimit të lojtarit, raporton fanatikipress.info.

Boshnjaku është prezantuar me fanellën e Mustedanagic, tjetër lojtari të Vllaznisë që i skadon kontrata.
Me dëshirën e madhe për 10 mbi shpinë, Boshnjaku dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë kaluar në kufijtë e amatorizmit.
Mjafton pak vëmendje dhe një “zoom” i lehtë për të parë se fanella e prezantimit ka mbiemrin e Mustedanagic dhe jo të Boshnjakut.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...