Boshllëku ekzistencial dhe mësimdhënësit - Gazeta Express
string(40) "boshlleku-ekzistencial-dhe-mesimdhenesit"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/09/2022 13:23

Boshllëku ekzistencial dhe mësimdhënësit

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

28/09/2022 13:23

Le të kujtojmë për pak punën e mësimdhënësve gjatë kohës së okupimit, punën e palodhshme, pothuajse pa shpërblim financiar, nën masa të dhunshme të presionit psikik e fizik, të cilët për dallim nga sot prapë gjetën kurajo të mbanin me përkushtim në lartësinë e duhur. Pse ndodh kjo? A duhet që gjithë këto përpjekje të kenë një emër, ne mënyrë që të kuptimësohet angazhimi? E, emri i këtij angazhimi ishte sakrifica. Në rastin aktual, kuptimi i angazhimit duhet të jetë shtetndertimi

Nga Fisnik Dragusha

Jo çdo konflikt ka elemente neurotike. Disa janë të shëndetshme. Mirëpo, konflikti i SBAShK-ut me Qeverinë nuk duket të jetë i tillë. Greva në arsim e cila po vazhdon tash e një muaj, me kërkesen e sindikatës për shumën prej 100€, drejtuar qeverisë me arsyetimin e inflacionit që po përjeton ekonomia, edhe ajo familjare, nuk duket justifikim i mjaftueshëm e as argument shterrues. Madje çdo ditë që kalon, kësaj greve po i humb kuptimi. 

Përtej shpjegimeve të politikës ditore, të cilat shërbejnë për konsum të brendshëm, me një diskurs në shërbim të fërkimit, i cili i pozicionon palët në skaje të kundërta, konsideroj se kemi të bëjmë me një neurozë kolektive. Theksi kësaj radhe bie  te mësimdhënësit, megjithëse në këtë kontekst nuk bën përjashtim pothuajse asnjë dikaster i sektorit publik, duke aspiruar për më shumë paga e shpërblime. Buxheti i manget për t’i plotësuar gjitha keto vese, që e shndërrojnë këtë kastë në ”Shoqëri të tregut” siç thotë filozofi amerikan Michael Sandel.

Do të deshiroja të qartësoja se çfarë është boshllëku ekzistencial, dhe se pse mendoj që kjo është, të themi kushtimisht njëra nga definicionet e kësaj gjendje! Term i inauguruar nga themeluesi i logoterapisë, psikolgu i famshëm vjenez, i mbijetuari i Holokaustit, Viktor Frankl. Frankl konsiderohet gjerësisht si përfaqësuesi i logoterapisë apo si shkolla e tretë e mendimit në fushën e psikologjisë, pas Frojdit me psikoanalizën dhe Alfred Adlerit me psikologjinë e individit. 

Boshllëku ekzistencial apo mungesa e kuptimit, është fenomen i shekullit XX. Dinamika e zhvillimit në kohët e fundit, traditat që deri tani i kanë ndihmuar njeriut dhe shoqerisë si mbështetje për sjelljen e tij, tashmë po zhbehen me shpejtësi, dhe për individin është humbje. Asnjë instinkt nuk i tregon se çfarë duhet të bëjë dhe nuk ka më udhëzime tradicionale. Për të shpjeguar më thellë dhe më qartë, Dr. Frankl merr si shembull ditën e diele apo siç e quan “Neuroza e diele“, në sensin e asaj që është një lloj depresioni që prekë njerëzit të cilët bëhen të vetëdijshëm për mungesën e përmbajtjes gjatë asaj dite, pasi përfundon vrulli i javës së ngarkuar dhe del në pah zbrazëtia brenda tyre. Në shoqëritë e kaluara, dita e diel ishte e rezervuar për rite fetare, shkuarje në Kishë, që përbënte një aktivitet social të rëndësishëm. 

Kjo është në pika të shkurtëra Boshllëku i kuptimit, dhe mendoj se pikërisht me këtë do të mund të përshkruanim sjelljen e mësimdhënësve kundrejt pozicionimit të tyre me qëndrime ortodokse në kërkesën prej 100€. 

Ata tashmë janë zhveshur nga kuptimi i ushtrimit të profesionit të tyre, e që për nga natyra ka edhe karakter misionar, plot përmbajtje, tashmë i ka lënë vendin lakmisë, duke pasë parasysh edhe kontekstin socio-ekonomik, kjo është kerkim i kënaqësisë, dhe zvenitje e dinjitetit . Duket se janë shndërruar në sende, që nuk gjejnë më kuptim ne zanatin qe e bejne.

Do të doja të permendja një argument i cili eshte mjaft sqarues: për njerëzit të cilët duke bërë punë vullnetare, duke punuar për komunitetin, pa asnje lloj kompenzimi material, kane arritur të tejkalojnë edhe kriza personale, duke e gjetur kuptimin e jetës së tyre. 

Le të kujtojmë për pak punën e mësimdhënësve gjatë kohës së okupimit, punën e palodhshme, pothuajse pa shpërblim financiar, nën masa te dhunshme të presionit psiqik e fizik, të cilët për dallim nga sot prapë gjetën kurajo të mbanin me përkushtim në lartësinë e duhur. Pse ndodhe kjo? A duhet që gjithë këto përpjekje të kenë një emër, ne menyre qe te kuptimesohet angazhimi? E, emri i këtij angazhimi ishte sakrifica. Ne rastin aktual, kuptimi i angazhimit duhet të jetë, shtetndertimi.