Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar kryediplomati i BE’së, në rrjetin social Twitter.
Komentet e spanjollit vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë.
“Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur – gjithashtu për të bërë përparim në rrugën evropiane”, është shprehur Borrell.
“Na duhet një perspektivë evropiane për krejt rajonin”, ka vlerësuar funksionari i lartë i BE’së.
Borrell ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE’së në të ardhmen.
“Zgjerimi – na është dashur të ndalemi. Të riorganizohemi. Të rimendojmë”, ka deklaruar Borrell.
“Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai në Twitter. /Express/
(2/2) Belgrade – Pristina: dialogue is the only solution. We need deescalation and to rewind, otherwise talks won’t be possible. Negotiations need to start as soon as possible – also to advance on the European path. We need a European perspective for the region as a whole. pic.twitter.com/bukwmxoXIN
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 14, 2020
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...