Borrell i zhgënjyer në MB: Votuan kundër zgjidhjes me dy shtete, kundër shtetit palestinez - çfarë duan? - Gazeta Express
string(99) "borrell-i-zhgenjyer-ne-mb-votuan-kunder-zgjidhjes-me-dy-shtete-kunder-shtetit-palestinez-cfare-duan"

Borrell i zhgënjyer në MB: Votuan kundër zgjidhjes me dy shtete, kundër shtetit palestinez – çfarë duan?

Ballina

Gazeta Express

18/07/2024 12:55

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se në Komitetin Politik Europian që po mbahet në Woodstock  të Mbretërisë së Bashkuar u votua kundër propozimit të tij që konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të zgjidhet me dy shtete.

Borrell tha se situata në Gaza po shkon “përtej çdo lloj humanizmi dhe ligji lufte”.

Lexo Edhe:

Ai tha se po kërkon “një zgjidhje politike që nga pikëpamja evropiane mund të jetë vetëm me dy shtete”.

Borrell përshëndeti qëndrimin e Sekretarit të Jashtëm Britanik, David Lammy i cili ka thënë gjithashtu se e mbështet zgjidhjen me dy shtete.

“Sot votuan kundër kësaj, kundër shtetit palestinez”, tha Borrell. “Atëherë, nëse nuk duan zgjidhjen e dy shteteve, çfarë duan?”.

“Cila është zgjidhja e tyre? Cilat janë planet e tyre?”, tha Borrell.

Udhëheqësit e vendeve europiane u mblodhën në MB për t’i diskutuar çështjet më të rëndësishme globale.