Borrell: BE'ja të dalë me ide për paqe në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(55) "borrell-beja-te-dale-me-ide-per-paqe-ne-lindjen-e-mesme"

Gazeta Express

14/02/2020 19:58

Borrell: BE’ja të dalë me ide për paqe në Lindjen e Mesme

Gazeta Express

14/02/2020 19:58

Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje ministrave të jashtëm europianë që të paraqesin idetë e tyre për të promovuar paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, pasi hodhën poshtë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Unë do të doja të flisja me ministrat e jashtëm të BE-së për idetë që kanë europianët dhe për çdo iniciativë që mund të ndërmarrim, për të çuar përpara procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës”, tha Borrell, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

Lexo Edhe:

Borrell shprehu shqetësimin se plani amerikan mund të çojë në aneksimin e Luginës së lumit Jordan dhe pjesëve të tjera të Bregut Perëndimor.

Në këtë situatë, ai tha se Bashkimi Europian duhet të veprojë kundër një shkelje kaq të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Borrell pritet të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, një mbledhje vjetore e politikanëve dhe diplomatëve të lartë nga e gjithë bota.