Boronicat e përmirësojnë tensionin e gjakut brenda një muaji - Gazeta Express
string(60) "boronicat-e-permiresojne-tensionin-e-gjakut-brenda-nje-muaji"

Boronicat e përmirësojnë tensionin e gjakut brenda një muaji

Gazeta Express

10/12/2019 15:38

Studimet e fundit kanë treguar se boronicat janë një nga frutat më efektivë në trajtimin e hipertensionit, përkatësisht mbajtjen e tensionit optimal, shkruan Agroweb.

Sipas ekspertëve, një filxhan çaj me boronica në ditë, ndihmon në përmirësimin e tensionit të gjakut. Ato përmirësojnë funksionimin e enëve të gjakut dhe e ulin tensionin e gjakut.

Lexo Edhe:

Në një nga studimet e bëra, pjesëmarrësit kishin konsumuar boronica çdo ditë për një muaj. Ata kryen analizat e gjakut dhe shëndeti i tyre është monitoruar gjatë kësaj periudhe. Në fund të studimit, është vërejtur se boronicat kishin forcuar sistemin imunitar dhe shëndeti i tyre i zemrës ishte përmirësuar dukshëm.

Prania e antioksidantëve, vitaminave, proteinave dhe fibrave arrin t’ia siguroj boronicave këto benefite shëndetësore. /Express