Borell i bën bashkë, detaje për takimin e mbyllur ku do të jenë Kurti, Vuçiq e Rama - Gazeta Express
string(81) "borell-i-ben-bashke-detaje-per-takimin-e-mbyllur-ku-do-te-jene-kurti-vuciq-e-rama"

Borell i bën bashkë, detaje për takimin e mbyllur ku do të jenë Kurti, Vuçiq e Rama

Gazeta Express

14/02/2020 17:06

Janë bërë publike detaje nga konferenca e mbyllur për media në Mynih të Gjermanisë ku është duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë është duke marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare pas zgjedhjes në krye të Qeverisë.

Lexo Edhe:

Përveç Albin Kurtit, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Kurti do të jetë pjesë e konferencës të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Đukanović.

Konferenca “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim: Shkuarja e Ballkanit Perëndimor Përpara”, do të bashkojë për herë të parë në një tavolinë, kryeministrin e ri të Kosovës dhe presidentin e serbisë Aleksandër Vuçiq./GazetaExpress/