Borell do të merret personalisht me Kurtin e Vuçiqin më 18 gusht, konfirmon ftesat - Gazeta Express
string(81) "borell-do-te-merret-personalisht-me-kurtin-e-vuciqin-me-18-gusht-konfirmon-ftesat"

Borell do të merret personalisht me Kurtin e Vuçiqin më 18 gusht, konfirmon ftesat

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 8:14

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel, raporton Express.

Në këtë takim, ndërmjetësues do të jetë vetë Borrell.

Lexo Edhe:

“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.

“Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano./Gazeta Express