Borë në Kroaci, probleme në trafikun rrugor dhe detar - Gazeta Express
string(52) "bore-ne-kroaci-probleme-ne-trafikun-rrugor-dhe-detar"

Borë në Kroaci, probleme në trafikun rrugor dhe detar

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 7:17

Bora që ka nisur të bie mbrëmë në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, Gorski Kotar dhe Lika, ka shkaktuar probleme në trafikun rrugor dhe detar.

Për shkak të reshjeve të borës në pjesë të autostradës Adriatik, qarkullimi është i ndaluar për autobusë me dy nivele, automjete me karvanë, motoçikleta, automjete shpërndarëse dhe automjete me hapësirë ​​të mbuluar të ngarkesave.

Lexo Edhe:

Mediat kroate raportojnë se për shkak të erërave të fuqishme nga jugu, të cilat krijojnë valë të larta prej disa metrave në detin e hapur, të gjitha linjat që lidhin Splitin me ishujt qendrorë të Dalmacisë janë ndërprerë.