Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve - Gazeta Express
string(43) "bordi-ndryshon-serish-cmimin-e-karburanteve"

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2023 16:43

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka ndryshuar çmimin e karburanteve.

Nafta dhe Benzina janë ulur sërish duke shkuar respektivisht në 190 lekë/ litër dhe 185 lekë/ litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 75 lekë/litër.

Lexo Edhe:

Çmimet e reja do të hynë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00.

Njoftimi:

Vendim i Bordit të Transparencës- 04.02.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63  lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.