Bordi i ZRRE’së takohet me Zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë - Gazeta Express
string(110) "bordi-i-zrrese-takohet-me-zv-ambasadorin-e-gjermanise-ne-kosove-flasin-per-liberalizimin-e-tregut-te-energjise"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:19

Bordi i ZRRE’së takohet me Zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, flasin për liberalizimin e tregut të energjisë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:19

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur një takim me Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher.

Në njoftimin e ZRRE’së thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

“U theksuan benefitet afatgjata që sjell ky proces për konsumatorët, përfshirë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e shërbimeve dhe mundësinë e zgjedhjes së furnizuesve. Po ashtu, u diskutua edhe rëndësia e liberalizimit të tregut për tërheqjen e investimeve në sektorin energjetik, çka do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në njoftim.

ZRRE ka thënë se Gjermania ka kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë përmes mbështetjes teknike, ekspertizës dhe projekteve të ndryshme.

“Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimet e mëtejme dhe për të rritur koordinimin në interes të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik në Kosovë”, thuhet në njoftim.