“Bordi i Paqes”, Hamza: PDK pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim - Gazeta Express
string(61) "bordi-i-paqes-hamza-pdk-pa-asnje-rezerve-e-perkrah-kete-zotim"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:08

“Bordi i Paqes”, Hamza: PDK pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:08

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se PDK-ja e përkrah pa asnjë rezervë zotimin e Kosovës ne Bordin e Paqes kurdo që ai do të vijë për ratifikim në Kuvend.

Hamza tha për RTV21 se partia e tij këtë zotim dhe Bordin e Paqes në të cilin është pjesëmarrëse edhe Kosova e vlerëson si diçka pozitive.

“PDK-ja gjithmonë e përkrah me qenë Kosova aty ku janë SHBA-të. Ne e vlerësojmë si diçka pozitive dhe sigurisht që Kosova do ta japë kontributin e vetë brenda këtij bordi (Bordi i Paqes) varësisht prej asaj që kërkohet e çka janë mundësitë e Kosovës. Gjithsesi dhe pa asnjë rezervë”, tha Hamza për RTV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement