Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga takimet e saj para të nisë takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Washington.
Osmani shihet duke diskutuar me liderët që shkuan atje për këtë nismë të presidentit Trump, përfshirë të shteteve mosnohëse.
Ajo u pa duke folur me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, si dhe me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.
“Në Washington DC, para takimit inaugurues të Bordit të Paqes me Presidentin Trump dhe liderë të tjerë botërorë, për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe siguri globale”, shkroi Osmani./Express/