Bora në Mavrovë arrin 11 centimetra, temperaturat bien nën zero - Gazeta Express
string(62) "bora-ne-mavrove-arrin-11-centimetra-temperaturat-bien-nen-zero"

Bora në Mavrovë arrin 11 centimetra, temperaturat bien nën zero

Gazeta Express

24/01/2020 11:21

Sot në mëngjes më ftohtë ka qenë në Berovë, -11 gradë Celsius, ndërsa temperaturë maksimale prej zero gradë është matur në Dojran.

Sipas DPHM-së, -9 ka qenë në Shkup Petrovec dhe Kriva Pallankë, -8 në Demir Kapi, Hanet e Mavrovës dhe Kumanovë, -7 në Shtip, Tetovë, Manastir, Strumicë dhe Shkup Zajçev Rid, -6 në Prilep, Dibër dhe Lazaropole, -4 në Ohër, Krushevë dhe Gjevgjeli, ndërsa -3 në Pretor.

Lexo Edhe:

Lartësia e shtresës së dëborës është 11 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe katër në Kodrën e Diellit.

Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura maksimale në interval prej 5 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.