Bora merr fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës - Gazeta Express
string(70) "bora-merr-fitore-te-rendesishme-ndaj-bashkimit-ne-superligen-e-kosoves"

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 19:38

Bora merr fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 19:38

Skuadra e Borës ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 86:71 ndaj Bashkimi në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja u zhvillua të shtunën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Bora mori kontrollin e ndeshjes që në çerekun e parë, duke e fituar 20:14, dhe vazhdoi me avantazh në çerekun e dytë (23:18), me pjesën e parë të mbyllur 43:32 në favor të vendësve. Bashkimi reagoi në çerekun e tretë, duke e fituar 22:18, por Borës i mjaftoi një performancë solide në dhjetëminutëshin e fundit (25:17) për të siguruar fitoren.

Shkëlqeu Tyler Cheese, i cili realizoi 32 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Lance Thomas me tetë pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime. Tek Bashkimi, më i dalluari ishte Kenny Wooten me 13 pikë dhe katër kërcime.

Ky triumf i Borës shënon fitoren e 11-të të sezonit, krahas dhjetë humbjeve, ndërsa Bashkimi regjistron disfatën e shtatë, pas 14 fitoreve deri tani. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement