Bora mbulon veri-lindjen - Gazeta Express
string(24) "bora-mbulon-veri-lindjen"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 17:04

Bora mbulon veri-lindjen

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 17:04

Reshjet e borës që nisën një ditë më parë në zonat malore kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Kështu, në Dibër bora gjatë natës ka zbritur deri në 700 m mbi nivelin e detit, deri në afërsi të qytetit të Peshkopisë.

Trashësia në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës kalon mbi 20 cm.

Kjo është shoqëruar edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat në malësitë e thella kanë arritur deri në -5 gradë.

Sa u përket akseve rrugore, nuk raportohen probleme nga bllokimet.

Reshjet e borës kanë vijuar edhe në malësitë e Shkodrës, në zona si Vermoshi, Qafë-Thore apo edhe në Bogë.

Edhe në këto zona nuk raportohen probleme me qarkullimin.