Bora e parë në Shqipëri, ARRSH: Në këtë aks rrugor reduktoni shpejtësinë - Gazeta Express
string(70) "bora-e-pare-ne-shqiperi-arrsh-ne-kete-aks-rrugor-reduktoni-shpejtesine"

Bora e parë në Shqipëri, ARRSH: Në këtë aks rrugor reduktoni shpejtësinë

Gazeta Express

03/12/2019 15:09

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton në lidhje me reshjet e para të borës në vendin tonë.

Sipas ARRSH-së në aksin Qafë Mali-Fierzë trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

Lexo Edhe:

“Filluan reshjet e para për këtë vit.

Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore, nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, njofton ARRSH.