Bora e befasoi këtë qytet, bien reshje rekorde - Gazeta Express
string(45) "bora-e-befasoi-kete-qytet-bien-reshje-rekorde"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2021 11:22

Bora e befasoi këtë qytet, bien reshje rekorde

Lajme

Gazeta Express

11/11/2021 11:22

Stuhitë e dendura në disa pjesë të Kinës verilindore kanë sjellë reshje rekord bore, duke ngritur shqetësime për ngrohjen e shtëpive në një zonë të goditur nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Në kryeqytetin Shenyang, në provincën Liaoning, reshjet mesatare të borës arritën në 51 cm, transmeton rtv21.tv.

Lexo Edhe:

“Këto janë reshjet më të larta të borës që nga viti 1905”, tha agjencia shtetërore Xinhua.

Në Mongolinë e brendshme fqinje, një person vdiq dhe më shumë se 5600 u prekën pas një stuhie të fortë bore.

Studiuesit meteorologjikë në qytetin mongol të Tongliao i thanë gazetës shtetërore Global Times se stuhia e borës ishte një ngjarje ekstreme e motit jashtëzakonisht e rastësishme dhe e papritur.

Gjithsej 27 alarme të kuqe u lëshuan në të gjithë Mongolinë e Brendshme dhe Kinën verilindore – alarmi më i lartë paralajmërues për stuhitë e borës.

Vala e ftohtë, e cila filloi të dielën, bëri që temperaturat të bien të paktën 14 gradë në disa pjesë të Kinës verilindore.

Stacionet e trenave dhe autobusëve kanë mbetur gjithashtu të mbyllura, me përjashtim të atyre në qytetet Dalian dhe Dandong.