Albi Mall mirëpret sërish edicionin e veçantë të Book Fest, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini. Nga data 11 deri më 20 korrik, të gjithë dashamirët e librit kanë mundësinë të përfitojnë zbritje deri në 60% në një gamë të gjerë titujsh, të përshtatur për çdo moshë dhe shije.
Festa e librit është destinacioni ideal për ata që e duan letërsinë, për zbuluesit e botëve të reja përmes faqeve të saj, si dhe për të gjithë ata që kërkojnë dhurata me kuptim dhe frymëzim.
Në ambientet e Albi Mall, vizitorët do të gjejnë një përzgjedhje të pasur librash, duke u zhytur në një atmosferë të veçantë ku magjia e librit bëhet pjesë e çdo momenti.
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të zgjeruar koleksionin tuaj letrar me çmime të jashtëzakonshme!
Ju presim në Albi Mall, nga 11 deri më 20 korrik, për të shijuar magjinë e librit dhe për t’u bashkuar në këtë festë të kulturës dhe imagjinatës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...