Book Fest rikthehet në Albi Mall nga 11 deri me 20 korrik! - Gazeta Express
string(57) "book-fest-rikthehet-ne-albi-mall-nga-11-deri-me-20-korrik"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:11

Book Fest rikthehet në Albi Mall nga 11 deri me 20 korrik!

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 11:11

Albi Mall mirëpret sërish edicionin e veçantë të Book Fest, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini. Nga data 11 deri më 20 korrik, të gjithë dashamirët e librit kanë mundësinë të përfitojnë zbritje deri në 60% në një gamë të gjerë titujsh, të përshtatur për çdo moshë dhe shije.

Festa e librit është destinacioni ideal për ata që e duan letërsinë, për zbuluesit e botëve të reja përmes faqeve të saj, si dhe për të gjithë ata që kërkojnë dhurata me kuptim dhe frymëzim.

Në ambientet e Albi Mall, vizitorët do të gjejnë një përzgjedhje të pasur librash, duke u zhytur në një atmosferë të veçantë ku magjia e librit bëhet pjesë e çdo momenti.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të zgjeruar koleksionin tuaj letrar me çmime të jashtëzakonshme!

Ju presim në Albi Mall, nga 11 deri më 20 korrik, për të shijuar magjinë e librit dhe për t’u bashkuar në këtë festë të kulturës dhe imagjinatës.