Mungon veç zyrtarizimi, por tashmë janë hequr krejt dilemat.
Lamine Yamal do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Barcelonën.
Palët kanë arritur marrëveshje që ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2031, shkruan “Gazeta Express”.
E në ndërkohë, në pritje të zyrtarizimit, mediat e huaja kanë nisur të zbulojnë detaje të kontratës së re të super-talentit spanjoll.
Gjiganti katalunas në fakt e ka përfshirë edhe Topin e Artë në kontratën e re të kampionit evropian me Spanjën.
Në fakt, në kontratë është përmendur një klauzolë, përmes së cilës 17 vjeçari do të marrë pagesë ekstra si bonus nëse e fiton këtë çmim prestigjioz.
Marrëveshja është arritur dhe do të vlejë deri në qershor 2031, ndërsa klauzola e shkëputjes së saj do të jetë 1 miliard euro.
Lamine Yamal po ashtu mund të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës aktuale të Barcelonës nëse do të aktivizohen të gjitha bonuset në kontratën e tij të re. /Gazeta Express