Bondsteel’i i dhuron tre shtretër donacion QKMF’së në Lagjen e Muhaxherëve - Gazeta Express
string(72) "bondsteeli-i-dhuron-tre-shtreter-donacion-qkmfse-ne-lagjen-e-muhaxhereve"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 12:59

Bondsteel’i i dhuron tre shtretër donacion QKMF’së në Lagjen e Muhaxherëve

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 12:59

Bondsteel-i Amerikan të premten i ka dhuruar tre shtretër spitalorë si donacion Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve

Sipas njoftimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, donacioni u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian.

Sipas Ramës çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit, është një hap më shumë drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka shkruara Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement