Bolsonaros së Brazilit s'po i shkon mirë izolimi, kafshohet nga një zog i madh përderisa e ushqen - Gazeta Express
string(95) "bolsonaros-se-brazilit-spo-i-shkon-mire-izolimi-kafshohet-nga-nje-zog-i-madh-perderisa-e-ushqen"

Gazeta Express

14/07/2020 9:00

Bolsonaros së Brazilit s’po i shkon mirë izolimi, kafshohet nga një zog i madh përderisa e ushqen

Gazeta Express

14/07/2020 9:00

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është parë jashtë rezidencës zyrtare të hënën, ku kishte dalë për t’i ushqyer disa zogj të mëdhenj, që ngjajnë me strucin. Megjithatë, jo gjithçka i shkoi mirë, sepse një fotograf e ka kapur momentin kur njëri prej këtyre zogjve ia kafshon dorën presidentit të famshëm.

Ai doli në kopshtin e pallatit “Alvorada” dhe u dha ushqim zogjve të quajtur rhea, të cilët janë zogjtë më të mëdhenj në Amerikën Jugore, shkruan “Wionews”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bolsonaro gati qe një javë është duke qëndruar në karantinë pasi u diagnostikua me koronavirus. Ai të hënën tha se nuk po mund të qëndrojë në izolim dhe se do ta bëjë edhe një test tjetër. Presidenti ka thënë se është duke u ndier mirë dhe meritat për këtë ia ka lënë trajtimit me hidroksiklorokinë, një ilaç që nuk është dëshmuar shkencërisht për efektet kundër koronavirusit.

“Rezultatet e testit duhet të dalin për disa orë dhe do të pres goxha me ankth, sepse nuk po mund ta duroj këtë rutinën e qëndrimit në shtëpi. Është e tmerrshme”, tha Bolsonaro në një intervistë.

Duket se as diagnostikimi me koronavirus nuk ia ka ndryshuar mendjen Bolsonaros për rrezikun që paraqet sëmundja e re, të cilën më parë e ka përshkruar si grip të vogël dhe më parë ka thënë se dëmi ekonomik nga masat e izolimit është më i madh se vet virusi.