“Boll ke qaq mo e pat”: Çka deklaroi dëshmitari D.D për vrasjen e Muhamed Likës? - Gazeta Express
string(76) "boll-ke-qaq-mo-e-pat-cka-deklaroi-deshmitari-d-d-per-vrasjen-e-muhamed-likes"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:00

“Boll ke qaq mo e pat”: Çka deklaroi dëshmitari D.D për vrasjen e Muhamed Likës?

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 7:00

Një ditë pas vrasjes së policit Muhamed Lika, më 2 prill të këtij viti, Policia e Kosovës e ka intervistuar një dëshmitar.

Dëshmitari D.D., në deklaratën e tij në Polici, thotë se ka dëgjuar disa krisma nga banesa e tij, teksa thotë se në atë moment ka parë dy djem të rinj duke vrapuar.

“Isha jashtë dhe kam dëgjuar katër krisma, ku e fundit ka qenë në një distancë më të largët se tri të parat dhe pas pak sekondave, ndoshta një minutë, i kam pa dy djem të ri duke vrapuar të cilët erdhën nga drejtimi ku unë e kam banesën të cilët me vrap, afërsisht njëri skaj tjetrit, duke vrapuar kaluan përreth xhamisë për të shkuar kah rruga ‘Ramadan Agushi’ përpjetë, skaj objektit të komunës”, ka deklaruar dëshmitari D.D, raporton MAT.

Polici i kërkon dëshmitarit t’i përshkruajë se si dukeshin ata.

“Unë mund të them se kanë qenë të ri sepse kanë biseduar në vrap, kanë thënë, ‘Boll mo, qaq ke, e pat’, tha njëri nga ata, por nuk e di se cili. Ata ishin të veshur: i pari kishte një jakne të safjantë ngjyrë e gjelbër e mbyllt, pa kapuç, të cilën e ka pasur të mbërthyer deri te mjekra. I dyti më ka rënë në sy molla e Ademit të cilën e kishte shumë të theksuar. I pari pak më i gjatë se i dyti, diku 1.80cm, nuk më kujtohet se çka kanë pasur të veshur tjetër send”, deklaron më tej D.D.

Ai thotë se rastin e kishte parë i vetëm, por thekson se në anën tjetër të rrugës ka qenë një person tjetër, Haki Bela, i cili thotë se qëndronte në një vend.

“Isha vetëm, kurse në anën tjetër në drejtim të ‘Free shopit’, apo stacionit të policisë tek lisi, afërsisht rreth 20 metra larg meje ishte ndalur Haki Bela, i cili mban mjekër të madhe dhe mban syze, i cili ishte ndalur dhe i shikonte duke vrapuar ata djemtë e ri”, thotë më tej dëshmitari.