Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka kërkuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, të cilat u ndërprenë rreth dhjetë vjet më parë
“Një rivendosje e marrëdhënieve normale do të ketë efekte pozitive për të dy vendet”, deklaroi ministrja e Jashtme e përkohshme e Bolivisë, Karen Longaric, për të përditshmen spanjolle “La Razon”.
Në vitin 2009, ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ndërpreu lidhjet me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, deklaroi se ai e kishte mirëpritur këtë vendim.
“Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të jashtme të shtetit të Izraelit dhe të reputacionit të tij në botë”, deklaroi Katz në media sociale.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...